Beni dhe Lotusi: Qentë që ndalojnë drogën në kufirin e Malit të Zi me Shqipërinë
Në Mal të Zi - vendin që shpesh shërben si korridor tranziti për trafikun e drogës - çdo vit kapen qindra kilogramë marihuanë dhe lloje të tjera narkotikësh. Përveç pajisjeve teknike, policia kufitare ndihmohet edhe nga dy qen të trajnuar - Beni dhe Lotusi - që zbulojnë lëndët narkotike. Radio Evropa e Lirë vizitoi pikën kufitare në Bozhaj, në kufi me Shqipërinë, dhe i filmoi ata në aksion. (Përgatitën: Valona Tela dhe Bujar Tërstena )