Ish-kryetari i Hersonit rrëfen torturat pas tri vjetësh e gjysmë në robërinë ruse
“Çdo ditë ndihem keq që djemtë janë ende atje, ndërsa unë jam i lirë”, thotë ish-kryetari i Hersonit, Volodymyr Mykolayenko, i cili kaloi tre vjet e gjysmë në robërinë ruse. Hersoni, një qytet strategjik në jug të Ukrainës, ishte kryeqyteti i parë rajonal që ra në duart e forcave ruse, pas pushtimit në shkallë të gjerë më 2022, dhe u okupua për tetë muaj para se të çlirohej. Gjatë burgimit, Mykolayenko humbi 25 kilogramë dhe thotë se duroi rrahje dhe tortura të përsëritura. Ai u rrëmbye nga Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) në prillin e vitit 2022, dhe u mbajt në qendra paraburgimi dhe koloni penale në Rusi, ku thotë se kushtet ishin çnjerëzore. (Përgatitën: Flaka Zogu dhe Bujar Tërstena)
Përmbajtja
-
3 tetor 2025
Kosova paguan shtrenjtë për ‘egot’ e liderëve
-
30 shtator 2025
Çfarë parasheh plani i Trumpit për Gazën?
-
29 shtator 2025
Këshilla praktike nga Ukraina: Si të mbijetosh nën rrënoja
-
29 shtator 2025
Vjosa u bë rezervë e UNESCO-s – çfarë do thotë kjo?