Në mbarë botë, autoritetet po trajnojnë qentë për të zbuluar koronavirusin e ri. Kjo formë e detektimit të COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi) po përdoret në shumë vende të botës përfshirë në Rusi, Finlandë, Gjermani dhe Mbretëri të Bashkuar. Sipas zyrtarëve, qentë mund të detektojnë koronavirusin edhe nëse në një person, prania e këtij virusi është e ulët. Zyrtarët thonë se qentë bëjnë zbulimin e viruseve më shpejt sesa laboratorët.
Qentë në kërkim të koronavirusit
5
Duke udhëtuar nga Riga për në Helsiniki, Juha Turku (majtas) u bë pasagjeri i parë që u testua për koronavirus nga Sussanna Paavilainen (djathtas) dhe qeni i saj Kossi. Finlandë, 23 shtator 2020.
6
Një mostër e një udhëtari vendoset në një dhomë të veçantë, ku qentë më pas e nuhasin për të konfirmuar nëse ka prezencë të koronavirusit të ri apo jo. Finlandë, 23 shtator, 2020.
7
Një qen duke u trajnuar për detektimin e koronavirusit në Ulmen të Gjermanisë. 24 korrik, 2020.
8
Një qen në Shkollën për Qentë në Ulmen që është i trajnuar për të detektuar bombat po ashtu është trajnuar edhe për koronavirus.Gjermani, 24 korrik, 2020.