Në mbarë botë, autoritetet po trajnojnë qentë për të zbuluar koronavirusin e ri. Kjo formë e detektimit të COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi) po përdoret në shumë vende të botës përfshirë në Rusi, Finlandë, Gjermani dhe Mbretëri të Bashkuar. Sipas zyrtarëve, qentë mund të detektojnë koronavirusin edhe nëse në një person, prania e këtij virusi është e ulët. Zyrtarët thonë se qentë bëjnë zbulimin e viruseve më shpejt sesa laboratorët.
Qentë në kërkim të koronavirusit
9
Qeni i quajtur Joe, së bashku me trajnerin e tij, stërviten në Shkollën për Qentë në Ulmen të Gjermanisë. Joe, është në mesin e shumë qenve në Gjermani, që po trajnohen për të detektuar personat që kanë COVID-19.
10
Karabinierët nga Kili, gjatë një konference për media, kanë prezantuar dy qen të trajnuar për të detektuar koronavirusin. Qentë kanë shqisën e nuhatjes shumë të avancuar, andaj shpesh përdoren nga forcat e rendit për të gjetur drogë, para apo edhe mjete shpërthyese. Tani, Kili ka vendosur që qentë të nuhasin persona të ndryshëm, për të gjetur nëse ata kanë COVID-19.
11
Një qen në Kili, i trajnuar për të gjetur nëse një person ka koronavirus. Këtë, ai mund ta bëjë vetëm duke nuhatur personat. Santiago, Kili, 15 korrik, 2020.
12
Mostra të marra nga disa persona me koronavirus. Me to, qentë në Paris të Francës, trajnohen që të detektojnë praninë e këtij virusi.