Në mbarë botë, autoritetet po trajnojnë qentë për të zbuluar koronavirusin e ri. Kjo formë e detektimit të COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi) po përdoret në shumë vende të botës përfshirë në Rusi, Finlandë, Gjermani dhe Mbretëri të Bashkuar. Sipas zyrtarëve, qentë mund të detektojnë koronavirusin edhe nëse në një person, prania e këtij virusi është e ulët. Zyrtarët thonë se qentë bëjnë zbulimin e viruseve më shpejt sesa laboratorët.
Qentë në kërkim të koronavirusit
1
Një punonjëse e kompanisë ajrore, Aerofol, mban në duar një qenush, i cili ka nisur trajnimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Sheremetyevo, për të detektuar personat që janë të sëmurë me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi i ri. 2 tetor, 2020.
2
Një punëtore në Aeroportin Sheremetyevo trajnon një qen për të detektuar praninë e koronavirusit te pasagjerët që përdorin këtë aeroport. 2 tetor, 2020.
3
Qeni i quajtur Valo (majtas) dhe E.T (djathtas) që janë të trajnuar për të detektuar konornavirusin te pasagjerët, qëndrojnë pranë trajnerëve të tyre në Aerportin e Helsinkit. Këta qen, operojnë në kuadër të organizatës finlandeze ‘Hundë e Mençur’. Pasagjerët që vijnë në aeroport, pasi të kenë kaluar kontrollet nëpër skanerë, japin një mostër nga lëkura e tyre dhe më pas atë mostër e nuhasin qentë, për të parë nëse pasagjeri është i infektuar me koronavirus. I gjithë ky proces zgjat më pak se një minutë thotë Anna Heilm- Bjoerkman, përgjegjëse për ekipin e qenve nuhatës për koronavirus, që janë pjesë e një projekti të Universitetit të Helsinkit.
4
Qeni i quajtur Miina duke u trajnuar në Aeroportin e Helsinikit, për të detektuar mostrat e pasagjerëve që janë të infektuar me koronavirus. Helsinki, 15 shtator, 2020.