Protestë për kthim në shkolla
Këshilli i Prindërve i Shkollës Fillore "Faik Konica" në Prishtinë, të hënën ka protestuar në oborrin e shkollës, duke kërkuar ndërprerjen e grevës dhe nisjen e procesit mësimor. Si pasojë e grevave që kanë nisur në sektorin e arsimit më 25 gusht, mbi 300.000 nxënës kanë mbetur pa mësim.
1
Këshilli i Prindërve i Shkollës Fillore "Faik Konica" në Prishtinë të hënën ka mbajtur një protestë njëorëshe në oborrin e shkollës.
2
Kërkesa e Këshillit të Prindërve ishte që të ndërpritet greva dhe të fillojë procesi mësimor.
3
Si pasojë e grevave që kanë nisur në sektorin e arsimit më 25 gusht, mbi 300.000 nxënës kanë mbetur pa mësim.
4
Në protestën e së hënës të organizuar nga Këshilli i Prindërve, morën pjesë edhe nxënës të kësaj shkolle.
Facebook Forum