Protestë për kthim në shkolla
Këshilli i Prindërve i Shkollës Fillore "Faik Konica" në Prishtinë, të hënën ka protestuar në oborrin e shkollës, duke kërkuar ndërprerjen e grevës dhe nisjen e procesit mësimor. Si pasojë e grevave që kanë nisur në sektorin e arsimit më 25 gusht, mbi 300.000 nxënës kanë mbetur pa mësim.
5
Prindërit e nxënësve duke protestuar në oborrin e Shkollës Fillore "Faik Konica" në Prishtinë.
6
Disa nxënës duke mbajtur pankarta me mbishkrime "Nxënësit nuk janë vlerë monetare" etj.
7
Arsyeja e grevës dhe kërkesa kryesore e sindikatave të arsimit drejtuar Qeverisë së Kosovës, është ndarja e nga 100 eurove në muaj për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat.
8
Protesta në Shkollën Fillore "Faik Konica" për hapjen e shkollave.
Facebook Forum