Graçanica proteston për veriun
Qytetarë serbë janë mbledhur më 2 qershor në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok për të protestuar për të pestën ditë me radhë, duke kërkuar largimin e kryetarëve të rinj shqiptarë dhe të njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga komunat në veri në Kosovës, ku për sigurinë po kujdeset edhe misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR. Protestë kanë zhvilluar edhe banorët e Graçanicës, një nga gjashtë komunat e banuara me shumicë serbe në jug të Ibrit, në shenjë solidariteti me serbët në veri.

13
Serbë duke protestuar para ndërtesës së komunës në Zveçan.

14
Pjesëmarrës në protestë në Zveçan.

15
Ushtarë polakë të KFOR-it duke zënë pozicionet e tyre në Zveçan.

16
Pjesëtarë të kontingjentit polak të forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë duke lëvizur nëpër Zveçan.