Graçanica proteston për veriun
Qytetarë serbë janë mbledhur më 2 qershor në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok për të protestuar për të pestën ditë me radhë, duke kërkuar largimin e kryetarëve të rinj shqiptarë dhe të njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga komunat në veri në Kosovës, ku për sigurinë po kujdeset edhe misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR. Protestë kanë zhvilluar edhe banorët e Graçanicës, një nga gjashtë komunat e banuara me shumicë serbe në jug të Ibrit, në shenjë solidariteti me serbët në veri.

17
Një banderolë ku shkruan “Kosova, shpirti i Serbisë”, para objektit komunal në Leposaviq.

18
Qytetarë serbë gjatë protestës në Zveçan.

19
Grumbuj qytetarësh serbë duke protestuar në një rrugë në Zveçan.

20
Disa protestues serbë në Zveçan duke ngritur pankarta. Në njërën prej tyre është shkruar: “Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona".