Graçanica proteston për veriun
Qytetarë serbë janë mbledhur më 2 qershor në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok për të protestuar për të pestën ditë me radhë, duke kërkuar largimin e kryetarëve të rinj shqiptarë dhe të njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga komunat në veri në Kosovës, ku për sigurinë po kujdeset edhe misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR. Protestë kanë zhvilluar edhe banorët e Graçanicës, një nga gjashtë komunat e banuara me shumicë serbe në jug të Ibrit, në shenjë solidariteti me serbët në veri.

9
Paqeruajtës amerikanë të KFOR-it duke qëndruar prapa telave me gjemba, të vendosura para objektit komunal në Leposaviq.

10
Një karvan i automjeteve ushtarake të kontingjentit polak të KFOR-it duke lëvizur nëpër Zveçan.

11
Udhëheqësit e Listës Serbe, Goran Rakiq (majtas), Igor Simiq (në mes) dhe Dragisha Milloviq (djathtas), duke marrë pjesë në protestë në Zveçan.

12
Tela me gjemba para objektit komunal në Zveçan.