Graçanica proteston për veriun
Qytetarë serbë janë mbledhur më 2 qershor në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok për të protestuar për të pestën ditë me radhë, duke kërkuar largimin e kryetarëve të rinj shqiptarë dhe të njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga komunat në veri në Kosovës, ku për sigurinë po kujdeset edhe misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR. Protestë kanë zhvilluar edhe banorët e Graçanicës, një nga gjashtë komunat e banuara me shumicë serbe në jug të Ibrit, në shenjë solidariteti me serbët në veri.

5
Paqeruajtës austriakë të NATO-s duke qëndruar në një rrugë në Zveçan.

6
Një person duke mbajtur një pankartë para automjeteve të KFOR-it, në Leposaviq.

7
Një ushtar amerikan i KFOR-it duke vëzhguar para objektit komunal në Leposaviq.

8
Pjesëtarë amerikanë të forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë duke ruajtur ndërtesën e komunës në Leposaviq.