Graçanica proteston për veriun
Qytetarë serbë janë mbledhur më 2 qershor në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok për të protestuar për të pestën ditë me radhë, duke kërkuar largimin e kryetarëve të rinj shqiptarë dhe të njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga komunat në veri në Kosovës, ku për sigurinë po kujdeset edhe misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR. Protestë kanë zhvilluar edhe banorët e Graçanicës, një nga gjashtë komunat e banuara me shumicë serbe në jug të Ibrit, në shenjë solidariteti me serbët në veri.

1
Protesta e serbëve në Graçanicë.

2
Protestues në Graçanicë mbajnë në duar pankarta me porositë: "Graçanica është me vëllezërit dhe motrat nga veriu", "Vëllezër, plagët tuaja edhe neve na dhembin", " Zemra e Graçanicës rrah për serbët nga veriu", e të tjera.

3
Punonjës të institucioneve që punojnë sipas sistemit serb, por edhe në ato me sistemin e Kosovës, duke protestuar në Graçanicë.

4
Pjesëtarë polakë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, duke bërë rojë në Zveçan.