Kosova solidarizohet me Ukrainën në përvjetorin e parë të pushtimit
Në sheshet kryesore të Prishtinës janë vendosur flamuj kombëtarë të Ukrainës dhe mesazhe në mbështetje të saj, në njëvjetorin e nisjes së pushtimit rus të Ukrainës. Kosova u është bashkuar shteteve perëndimore duke dënuar dhe vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar të fqinjit të saj.

13
Rusia, si aleate e Serbisë, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe Prishtina vazhdimisht ka shprehur frikën se Moska do të tentojë të destabilizojë Ballkanin Perëndimor dhe të nxisë tensione midis Kosovës dhe Serbisë.

14
Disa ditë para nisjes së pushtimit në shkallë të gjerë, separatistët pro-rusë në rajonet lindore ukrainase, Donjeck dhe Luhansk, u vetëshpallën si republika të pavarura.

15
Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka krahasuar situatën në Donjeck dhe Luhansk - që njihen me termin Donbas - me Kosovën. Por, ekspertët kanë thënë se paralele të tilla nuk qëndrojnë.

16
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur "injorancë" përdorimin e Kosovës nga Putini si shembull për të justifikuar pushtimin e Ukrainës.