Kosova solidarizohet me Ukrainën në përvjetorin e parë të pushtimit
Në sheshet kryesore të Prishtinës janë vendosur flamuj kombëtarë të Ukrainës dhe mesazhe në mbështetje të saj, në njëvjetorin e nisjes së pushtimit rus të Ukrainës. Kosova u është bashkuar shteteve perëndimore duke dënuar dhe vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar të fqinjit të saj.

17
Pavarësisht se Kosova, sikurse shumë shtete të botës kanë shprehur solidaritet me Ukrainën, kjo e fundit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

18
Besohet se dhjetëra mijëra persona janë vrarë në luftën në Ukrainë. Kombet e Bashkuara thanë më herët gjatë shkurtit se ka konfirmuar mbi 8.000 viktima në mesin e civilëve, duke shtuar se numri real mund të jetë shumë më i lartë.

19
Si pasojë e luftimeve të ashpra dhe sulmeve të vazhdueshme ruse, Ukraina ka pësuar dëme të mëdha materiale.