Kosova solidarizohet me Ukrainën në përvjetorin e parë të pushtimit
Në sheshet kryesore të Prishtinës janë vendosur flamuj kombëtarë të Ukrainës dhe mesazhe në mbështetje të saj, në njëvjetorin e nisjes së pushtimit rus të Ukrainës. Kosova u është bashkuar shteteve perëndimore duke dënuar dhe vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar të fqinjit të saj.

9
Më 24 shkurt shënohet përvjetori i parë i nisjes së pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës.

10
Kosova u është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në dënimin e agresionit dhe vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

11
Përveç vendosjes së sanksioneve, Kosova ka strehuar disa gazetarë ukrainas dhe ka shprehur edhe gatishmërinë që të pranojë refugjatë ukrainas.

12
Nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, vetëm Serbia - që gëzon raporte të ngushta me Moskën - nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të BE-së dhe SHBA-së.