Ndërlidhjet

Një polic qëndron në rrugë, ndërsa zjarrfikësit punojnë mbi çatinë e shkatërruar të një shtëpie në Wyryki, Lublin, Poloni, më 10 shtator 2025.
Një polic qëndron në rrugë, ndërsa zjarrfikësit punojnë mbi çatinë e shkatërruar të një shtëpie në Wyryki, Lublin, Poloni, më 10 shtator 2025.

Inkursioni rus në Poloni: NATO-s i propozohet të vendosë zonë të ndalim-fluturimit mbi Ukrainën perëndimore

•Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, thotë se 19 dronë rusë u futën në hapësirën ajrore të vendit gjatë sulmeve mbi Ukrainën perëndimore.

•Tusk thekson se deri në katër dronë u rrëzuan nga aeroplanët polakë dhe të NATO-s, dhe kjo është hera e parë që dronë rusë rrëzohen mbi Poloni.

•Rusia tha se se nuk kishte planifikuar që të godiste ndonjë objektiv në Poloni.

•Polonia e ka cilësuar incidentin “akt agresioni që përbënte kërcënim real për sigurinë e qytetarëve tanë”.

Ambasadori amerikan në NATO tha se SHBA-ja do të mbrojë çdo centimetër të territorit të aleancës.

•Pas incidentit, analistët kanë thënë se NATO-ja ka shumë opsione për t'u përgjigjur, përfshirë edhe vendosjen e një zone të ndalim-fluturimit mbi Ukrainën perëndimore.

11:50 10.9.2025

Polonia gjen shtatë dronë dhe mbetje rakete pas shkeljes së hapësirës ajrore

Polonia ka gjetur shtatë dronë dhe mbetje të një rakete pas hyrjes së dronëve në hapësirën e saj ajrore gjatë natës, njoftoi zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme, Karolina Galecka, në një konferencë për media.

“Janë gjetur shtatë dronë dhe mbetje të një rakete me origjinë të paidentifikuar”, tha Galecka.

11:57 10.9.2025

Foto nga Wyryki: Droni i dyshuar rus godet një ndërtesë banimi banesë në Poloni

Një shtëpi është dëmtuar pasi një dron ose objekt i ngjashëm goditi një ndërtesë banimi, sipas autoriteteve lokale, pas shkeljeve të hapësirës ajrore polake gjatë një sulmi rus mbi Ukrainën. Komuna Wyryki të Polonisë, më 10 shtator 2025.

Ushtarë patrullojnë në rrugë pasi një dron ose objekt i ngjashëm goditi një ndërtesë banimi.
Ushtarë patrullojnë në rrugë pasi një dron ose objekt i ngjashëm goditi një ndërtesë banimi.
Ushtarë patrullojnë në rrugë në Wyryki-Polod të Polonisë, më 10 shtator 2025.
Ushtarë patrullojnë në rrugë në Wyryki-Polod të Polonisë, më 10 shtator 2025.
Banorë qëndrojnë në rrugë në komunën Wyryki.
Banorë qëndrojnë në rrugë në komunën Wyryki.
Banorët shikojnë shtëpinë e dëmtuar pasi një dron ose objekt i ngjashëm goditi ndërtesën banimi.
Banorët shikojnë shtëpinë e dëmtuar pasi një dron ose objekt i ngjashëm goditi ndërtesën banimi.
Një autoambulancë kalon pranë një polici dhe zjarrfikësve pasi një dron ose objekt i ngjashëm goditi një ndërtesë banimi në komunën Wyryki të Polonisë, më 10 shtator 2025.
Një autoambulancë kalon pranë një polici dhe zjarrfikësve pasi një dron ose objekt i ngjashëm goditi një ndërtesë banimi në komunën Wyryki të Polonisë, më 10 shtator 2025.
12:32 10.9.2025

Polonia - vendi evropian që ia rrëzoi tre apo katër dronë Rusisë të mërkurën - është shtëpi e një prej bazave më të mëdha amerikane në Evropë.

Në fillim të vitit 2025, Shtetet e Bashkuara kishin gati 84.000 ushtarakë në Evropë, prej të cilëve, 8.200 në Poloni.

Polonia është aleate e SHBA-së në NATO.

12:50 10.9.2025

Perëndimi e dënon hyrjen e dronëve rusë në hapësirën ajrore të Polonisë

Polonia i rrëzoi tre apo katër prej 19 dronëve rusë që u futën në hapësirën e saj ajrore të mërkurën, duke u bërë anëtari i NATO-s që dihet se ka shtënë gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ja disa reagime të liderëve perëndimorë:

Kaja Kallas, përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian për çështjet e politikës së jashtme dhe sigurisë

"Lufta e Rusisë po përshkallëzohet, nuk po përfundon. Duhet ta rrisim koston për Moskën, ta forcojmë mbështetjen për Ukrainën dhe të investojmë në mbrojtjen e Evropës", tha Kallas.

"BE-ja luan rol të madh dhe ne do të mbështesim iniciativa si linja e mbrojtjes, Mburoja e Kufirit Lindor”, theksoi ajo.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

"Shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë gjatë një sulmi të kryer nga Rusia kundër Ukrainës është thjesht e papranueshme. E dënoj këtë në termat më të fuqishëm. I bëj thirrje Rusisë t’i japë fund këtij përshkallëzimi të pakujdesshëm", tha Macron.

"Ua rikujtoj popullit polak dhe Qeverinë së tyre solidaritetin tonë të plotë. Së shpejti do të flas me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Nuk do të bëjmë kompromis për sigurinë e aleatëve", shtoi ai.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer

"Sulmi barbar i mëngjesit të sotëm kundër Ukrainës dhe shkelja e jashtëzakonshme dhe e paparë e hapësirës ajrore polake dhe të NATO-s nga dronët rusë është shumë shqetësuese”, tha Starmer.

Ai shtoi se “ky ishte një veprim jashtëzakonisht i pakujdesshëm i Rusisë dhe vetëm sa na e kujton mungesën e respektit që presidenti Putin ka për paqen, si dhe sjell ndërmend bombardimet e përditshme ndaj qytetarëve të pafajshëm ukrainas".

Gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së, Alexus Grynkewich, komandant suprem i NATO-s në Evropë

"Kryesia Supreme e Aleancës së Fuqive të Evropës dhe Komanda Aleate e Operacioneve janë në kontakt dhe koordinim të ngushtë me Poloninë dhe aleatët e tjerë lidhur me dronët që u futën në hapësirën ajrore të Polonisë”, tha ai.

NATO-ja reagoi shpejt dhe vendosmërisht ndaj situatës, duke demonstruar aftësinë dhe vendosmërinë tonë për të mbrojtur territorin e aleatëve, theksoi Grynkewich.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG