Ndërlidhjet

Pamje nga takimi i 31 tetorit.
Pamje nga takimi i 31 tetorit.

Osmani synon shmangien e zgjedhjeve, pavarësisht kërkesës së disa partive

• Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i takoi të premten liderët partiakë gati një javë pasi Kuvendi s’e votoi Qeverinë Kurti III.

• Pas përfundimit të takimit, krerët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kërkuan mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Lideri i LVV-së, Albin Kurti, u largua pa folur për media.

• Takimi është mbajtur pasi Kosova gjendet në bllokadë institucionale, meqë asnjëra parti nuk e ka fituar shumicën në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit për të qeverisur e vetme dhe ka mungesë vullneti mes partive për bashkëqeverisje.

• Osmani mund ta mandatojë dikë tjetër për të tentuar ta bëjë qeverinë e re, ose të shpallë zgjedhje të reja.

13:02 31.10.2025

Çfarë ndryshon nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme?

Ndërsa në këtë artikull mund të mësoni më shumë se çfarë do të sillnin zgjedhjet e parakohshme, nëse veç shpallen nga presidentja Osmani.


13:20 31.10.2025

Takimi po vazhdon...

Është bërë gati 1 orë prej kur ka nisur takimi mes Osmanit dhe liderëve partiakë.

Po i presim reagimet e tyre pasi të dalin.

Qëndroni me ne!

13:58 31.10.2025

Takimi përfundoi...

Liderët partiakë nisën të deklarohen pas takimit.

Na ndiqni!

14:04 31.10.2025

Abdixhiku: U bë e qartë se nuk ka shumicë, vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha pas takimit me presidenten se, në këtë takim “u bë e qartë nga përfaqësuesit e partive parlamentare se nuk ka shumicë parlamentare".

"Tani i takon presidentes që deri të mërkurën, më 5 nëntor, të përcaktojë se a ka shumicë apo jo”, tha ai.

Abdixhiku theksoi se "sa më parë që i shpallim zgjedhjet, i shmangim krizat që mund t’i vihen vendit".

"Nuk folëm për data, as për marrëveshje politike. Këtu ishim për t'i dhënë qëndrimet e partive dhe presidentja të vlerësojë a ka numra për një shumicë”.

Sipas tij, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pati pretendime se ndoshta duhet provuar edhe një herë që ta formojë qeverinë, “por shumica, përfaqësuesit e 52 deputetëve shqiptarë, thanë se nuk ka shumicë”.

Lumir Abdixhiku.
Lumir Abdixhiku.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG