Turqia ka thënë se dhjetëra mijëra migrantë, kanë kaluar kufirin turk drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Kufiri i tyre i parë për në BE është Greqia, autoritetet e së cilës kanë thënë se nuk do të lejojnë që migrantët të hyjnë në territorin grek. Policia greke ka përdorur gaz lotsjellës dhe bomba tymi për të shpërndarë migrantët, që ishin në pikëkalimin kufitar në Kastanies.
Dyndja e migrantëve nga Turqia në BE

1
Migrantët arrijnë kryesisht me anije nga Turqia në bregdetin grek.

2
Migrantët nga Afganistani, ecin në bregdet pasi mbërritën pranë fshatit Skala Sikamias në Greqi.

3
Një burrë e bartë djalin e tij në një plazh afër fshatit Skala Sikamias.

4
Një foshnje qan ndërsa migrantët nga Afganistani mbërrijnë në territorin grek. Në mëngjesin e 1 marsit, Policia e Greqisë tha se “mbi 500 migrantë” kanë arritur në territorin e tyre.