Turqia ka thënë se dhjetëra mijëra migrantë, kanë kaluar kufirin turk drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Kufiri i tyre i parë për në BE është Greqia, autoritetet e së cilës kanë thënë se nuk do të lejojnë që migrantët të hyjnë në territorin grek. Policia greke ka përdorur gaz lotsjellës dhe bomba tymi për të shpërndarë migrantët, që ishin në pikëkalimin kufitar në Kastanies.
Dyndja e migrantëve nga Turqia në BE

5
Migrantët që ikin nga varfëria dhe lufta në Lindje të Mesme, synojnë që përmes Greqisë të kalojnë në vende tjera të Bashkimit Evropian.

6
Migrantët pas arritjes në Greqi. Ankaraja sinjalizoi se nuk do të ndalojë migrantët që të largohen nga territori i saj për në vendet evropiane.

7
Një burrë mban tre fëmijët e tij. Shumë kampe migrantësh në Greqi janë të mbipopulluara. Në ishujt grekë aktualisht ndodhen mbi 42,000 migrantë.

8
Migrantët nga Pakistani qëndrojnë në një rrugë në Turqi.