Shumë qytetarë në rrugët e Prishtinës vazhdojnë të lëvizin pa maska përkundër hyrjes në fuqi të masave të reja kundër COVID-19. Policët janë shtuar në rrugë duke sugjeruar qytetarët të vendosin maska si dhe në disa raste edhe duke shqiptuar dënime. Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës më 31 gusht, në 24 orëshin paraprak janë shqiptuar 2.479 gjoba për shkelje të masave. Më 28 gusht, në Kosovë u regjistruan 36 vdekje, që është shifra më e lartë e rasteve me fatalitet brenda një dite, që prej fillimit të pandemisë. Fotografitë e mëposhtme janë realizuar të martën, më 31 gusht në Prishtinë.
Mijëra gjoba për mosrespektim të masave

1
Nga 30 gushti janë në fuqi masat e reja kundër koronavirusit. Që atëherë, në rrugët e Prishtinës dhe qyteteve të Kosovës, prania e policëve është shtuar, të cilët po shqiptojnë edhe gjoba për qytetarët që po thyejnë rregullat. Policia e Kosovës tha më 31 gusht se në 24 orësihin paraprak ka shqiptuar 2.479 gjoba për shkelje të ligjit kundër COVID-19.

2
Sipas masave të reja, të gjithë qytetarët obligohen të mbajnë maska, edhe kur janë duke ecur vetë në ambinte të hapura.

3
Por, kjo të gjithë qytetarët në Prishtinë, më 31 gusht, kishin maska të vendosura në fytyrë.

4
Autoritetet kanë thënë se personat që nuk respektojnë masat do të gjobiten në bazë të ligjit për mbrojtjen nga koronavirusi.