Shumë qytetarë në rrugët e Prishtinës vazhdojnë të lëvizin pa maska përkundër hyrjes në fuqi të masave të reja kundër COVID-19. Policët janë shtuar në rrugë duke sugjeruar qytetarët të vendosin maska si dhe në disa raste edhe duke shqiptuar dënime. Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës më 31 gusht, në 24 orëshin paraprak janë shqiptuar 2.479 gjoba për shkelje të masave. Më 28 gusht, në Kosovë u regjistruan 36 vdekje, që është shifra më e lartë e rasteve me fatalitet brenda një dite, që prej fillimit të pandemisë. Fotografitë e mëposhtme janë realizuar të martën, më 31 gusht në Prishtinë.
Mijëra gjoba për mosrespektim të masave

5
Sipas masave të reja, nga ora 22:00 deri në orën 05:00 kufizohet lëvizja e qytetarëve.

6
Autoritetet qeveritare kanë thënë se gjendja me pandeminë është në një "pikë kritike", teksa Kosova më 28 gusht regjistroi 36 viktima - shifrën më të lartë të rasteve me fatalitet brenda një dite që prej shfaqjes së pandemisë në mars të vitit 2020.

7
Varianti Delta, që është variant më ngjitës, është bërë varinati dominues në Kosovë. Autoritetet shëndetësore, thanë se sipas një analize të bërë në muajin gusht, si pasojë e këtij varianti, numri i infektimeve të reja është 20-fishuar.

8
Në Kosovë fushata e vaksinimit kundër koronavirusit po vazhdon dhe sipas ekspertëve shëndetësorë, vaksinimi ofron mbrojten më të mirë kundër COVID-19.