Ndërlidhjet

Nenad Rashiq nga pakica serbe shihet duke biseduar me deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvend.
Nenad Rashiq nga pakica serbe shihet duke biseduar me deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvend.

Votimi për nënkryetarin serb mban peng konstituimin e Kuvendit të Kosovës

• Deputetët dështuan edhe të enjten ta zgjedhin nënkryetarin serb për ta përmbyllur konstituimin e Kuvendit.

• Kryetari i Kuvendit i hodhi në votim përmes shortit pesë prej nëntë deputetëve të Listës Serbe. Secili prej tyre mori zero vota.

• Më pas, shorti i ra Nenad Rashiqit nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, i cili mori vetëm 56 vota për, para se seanca të ndërpritej.

• Konstituimi i Kuvendit do t'i hapte rrugë formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

11:18 28.8.2025

Limaj: Basha fyeu, ofendoi, rrënoi, shtrembëroi, akuzoi vendin e vet

Në punimin me titullin: “Globalizmi në Ballkanin Perëndimor: Krimi transnacional, islami fundamentalist dhe aleancat e padrejta”, thuhej se “sipas rasteve të hetuara, fondet për UÇK-në erdhën nga shqiptarë të zakonshëm në diasporë, por edhe nga trafikantët e drogës që operonin në gjithë Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara”.

punimin e publikuar më 2012 thuhet se përveç se UÇK-ja është “financuar nga trafikantët e drogës”, mbështetja nuk përfshinte vetëm para.

"Por, trafikantët e drogës dërguan persona të armatosur për të luftuar së bashku me UÇK-në dhe blinin armë në emër të UÇK-së”.

“Teksa lidhja midis UÇK-së dhe krimit të organizuar është e vështirë për t’u matur, ekzistojnë raste gjyqësore të njohura nga Gjermania, Italia, Belgjika dhe Republika Çeke, të cilat sugjerojnë fuqishëm një lidhje midis trafikantëve të drogës dhe UÇK-së”, u tha në këtë punim.

Sipas punimit, në Belgjikë bosi i “të ashtuquajturës mafi shqiptare la fishekë para dyerve të anëtarëve të diasporës shqiptare si kujtesë se taksat ‘vullnetare’ që ata kishin paguar për mbështetjen e Qeverisë në hije dhe UÇK-në, në të vërtetë nuk ishin ‘vullnetare’”.

Punimi pretendon se mbijetesa e UÇK-së “varej nga financimi që ofronin banditët patriotë, që operonin përtej kufijve. Të ashtuquajturat taksa vullnetare u dërgoheshin organizatave humanitare sikurse Vendlindja Thërret”.

Në punim, lufta në Kosovë më 1998-99 vlerësohet si “konflikt etnik”, teksa aty pretendohet se agjencitë perëndimore të inteligjencës “shpesh mbyllën sytë ndaj bashkëpunimit mes krimit dhe politikës në Kosovë".

“Që nga fillimi i viteve 1990, shumë ishin të vetëdijshëm për lidhjen midis UÇK-së dhe trafikantëve të drogës. Pas konfliktit, UÇK-ja vetë u shpërbë formalisht, megjithatë shumë ish-komandantë të UÇK-së u përfshin në politikë. Me politikën erdhi edhe krimi”, thuhet në këtë punim.
kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), bashkautor i të cilit ishte kreu i Kuvendit, Dimal Basha, ka nxitur edhe reagimin e kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

"Më vjen keq, shumë më vjen keq, që një shqiptar, për ta publikuar një shkrim, një punim shkencor, vetëm për ta publikuar, për ta mundësuar publikimin e një punimi shkencor, ka fyer, ka ofenduar, ka rrënuar, ka shtrembëruar, ka akuzuar vendin e vet, kombin e vet, për ta botuar një artikull gjoja shkencor, për t'i shërbyer atij vetë personalisht", ka thënë Limaj para gazetarëve, të enjten.

"Kjo është shumë serioze", është shprehur Limaj.

11:38 28.8.2025

Rashiq: Shpresoj të marr votat e ish-opozitës, zgjedhja ime nuk është kundërkushtetuese

Nenad Rashiq para fillimit të seancës deklaroi se shpreson se sot do të marrë votat e ish-opozitës, duke shtuar se ka biseduar ndërkohë me disa prej tyre.

Sipas tij, zgjedhja eventuale e tij për nënkryetar nuk do të ishte kundërkushtetuese.

“Ata nuk kanë votuar apo kanë abstenuar, sepse kanë konsideruar që nuk është në harmoni me Kushtetutë. Gjatë bisedimeve që kam pasur me ta, jam përpjekur t’ju shpjegoj se ai votim nuk është kundërkushtetues dhe se mund të votojnë pa hezitim. Do të shohim nëse do të votojnë tani”, tha Rashiq.

Nenad Rashiq.
Nenad Rashiq.
11:41 28.8.2025

Kuvendi nis punimet

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës sapo ka filluar.

Në këtë seancë pritet zgjedhja e nënkryetarit të pestë dhe të fundit të Kuvendit.

Nënkryetari duhet të zgjidhet nga pakica serbe, gjë që deputetët kishin dështuar ta bënin në seancën e kaluar.

Nëse zgjidhet nënkryetari i pestë, atëherë Kuvendi do të jetë përfundimisht i konstituuar.

Në sallë janë 107 deputetë.

11:54 28.8.2025

Branisllav Nikolliq dështon të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit

Deputeti nga Lista Serbe, Branisllav Nikolliq, nuk e mori asnjë votë për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

Ai u hodh në votim me short tri herë dhe në secilin rast mori zero vota për. Kjo nënkupton se ai ra nga gara për nënkryetar.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG