Edhe mëngjesin e së enjtes qytetarët serbë janë mbledhur për të protestuar në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok kundër kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave. Tensionet në veri të Kosovës u rritën qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, me gjithë rezistencën e banorëve lokalë.
Protestat e së enjtes në veri përmes fotografive

9
Në Zveçan, punonjësit e Autoritetit të Përkohshëm të kësaj komune, që funksionon nën sistemin e Serbisë, u regjistruan në listën e të punësuarve që u vendos në një tavolinë, si dëshmi që “vijnë në punë”.

10
Pjesëtarë të KFOR-it duke bërë roje në Leposaviq.

11
Protestues serbë tashmë janë mbledhur edhe në Leposaviq, ku para objektit të komunës janë vendosur ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR.

12
Një tjetër pamje nga Leposaviqi.