Edhe mëngjesin e së enjtes qytetarët serbë janë mbledhur për të protestuar në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok kundër kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave. Tensionet në veri të Kosovës u rritën qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, me gjithë rezistencën e banorëve lokalë.
Protestat e së enjtes në veri përmes fotografive

13
Protestuesit në Zubin Potok mëngjesin e së enjtes.

14
Pjesëtarë italianë të KFOR-it duke qëndruar roje pas gardhit me tela në Leposaviq, Kosovë, 1 qershor 2023.

15
Pjesëtarë të KFOR-it janë parë në disa rrugë në Zveçan mëngjesin e së enjtes.
NATO-ja është e gatshme të dërgojë edhe më shumë trupa në Kosovë, për të qetësuar dhunën në veriun e këtij vendi, të banuar me shumicë serbe, deklaroi të enjten shefi i aleancës, Jens Stoltenberg.
NATO-ja është e gatshme të dërgojë edhe më shumë trupa në Kosovë, për të qetësuar dhunën në veriun e këtij vendi, të banuar me shumicë serbe, deklaroi të enjten shefi i aleancës, Jens Stoltenberg.

16
Protestuesit në Zveçan.