Ndërlidhjet

Hekuran Murati. Fotografi nga arkivi.
Hekuran Murati. Fotografi nga arkivi.

Deputetët s’e votojnë Hekuran Muratin për kryekuvendar

• Deputetët sërish dështuan të zgjedhin kryeparlamentarin e ri, pasi Hekuran Murati nga LVV-ja dështoi të merrte 61 votat e nevojshme.

• Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, kryeparlamentari zgjidhet me votim të hapur dhe një person mund të kandidohet vetëm deri në tri herë.

• Deputetët kanë afat deri më 18 shtator të zgjedhin kryeparlamentarin dhe nënkryetarët.

10:36

Qalaj: LVV-ja të ndërmarrë nismë për krijimin e shumicës parlamentare

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tha se pret një nismë nga LVV-ja për krijimin e një shumice parlamentare.

“Shumica parlamentare krijohet me një marrëveshje politike”, tha ai për gazetarët para Kuvendit.

Qalaj tha se PDK-ja është e hapur dhe gjithmonë ka qenë pjesë e të gjitha bisedimeve, teksa i bëri thirrje LVV-së të merr “hapa konkretë”.

Qëndrimi i PDK-së, tha Qalaj, është i njëjtë – nuk votojnë asnjë kandidatëqë ka qenë pjesë e qeverisë. Ndërkaq, për kandidatët e tjerë, Qalaj tha se kandidaturat e tyre duhet të diskutohen dhe të merren vendime për votimin ose jo të tyre.

Kuvendi i Kosovës. Fotografi nga arkivi.
Kuvendi i Kosovës. Fotografi nga arkivi.
10:26

Avdyli i Guxo: Duhet të shkojmë në zgjedhje sa më shpejt

Para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive, Haxhi Avdyli, deputet i partisë Guxo – pjesë e koalicionit parazgjedhor me LVV-në – tha se ndryshimi i emrit të kandidatit për kryeparlamentar nga LVV-ja seancën e kaluar, bëri që “farsa” e partive të tjera “mbaroi”.

Ai kërkoi që vendi të mbajë sa më shpejt zgjedhje të reja parlamentare.

“Ata [partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë] janë bllokuesit e shtetit, ne duhet të shkojmë në zgjedhje sa më shpejt dhe qytetarët t’ua tregojnë vendin me më shumë se 51 për qind”, tha ai.

PDK, AAK kanë kërkuar që LVV-ja të ndryshojë emrin e kandidatit për kryeparlamentar, pasi në të kaluarën kjo parti kishte insistuar vetëm në kandidimin e Albulena Haxhiun.

“LDK-ja po ashtu ka thënë që nuk voton asnjë kandidat të LVV-së. Donika Gërvalla është e partisë Guxo. Kjo bie në ujë. Qytetari po e sheh se kush është bllokuesi”, tha Avdyli.

I pyetur nga gazetarët se kush do të propozohet sot për kryeparlamentar nga LVV-ja, Avdyli tha se tani kanë mbledhjen e grupit parlamentar, ku do të diskutohet kjo çështje.


10:16

Qëndrimet e partive politike për kandidatët e LVV-së

Partitë vazhdojnë të mbesin në qëndrimet e tyre sa i përket zgjedhjes së kreut të ri të Kuvendit të Kosovës.

PDK-ja thotë se s’ka votë për asnjë kandidatë të LVV-së që ka qenë pjesë e Qeverisë të legjislaturës së kaluar.

LDK-ja vazhdon të insistojë se nuk do të votojë asnjë kandidat të LVV-së nëse nuk ka një marrëveshje për një qeveri të unitetit.

AAK-ja thotë se ka votë për kandidatë të caktuar të LVV-së, sikurse Glauk Konjufca, Shqipe Selimi dhe Saranda Bogujevci.

Ndërkaq, Nisma Socialdemokrate – që më herët ka mbajtur edhe negociata me LVV-në – insiston në një marrëveshje politike me LVV-së në këmbim të votës për kryeparlamentar.

Por, a kanë përgjegjësi edhe këto parti për bllokadën e krijuar? Mësoni më shumë në tekstin e mëposhtëm:

09:51

Partitë me akuza të ndërsjella

Pas seancës së 20 gushtit, LVV-ja akuzoi PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe Listën Serbe se po bllokojnë zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Partia e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, tha se u vërtetua se problemi nuk ishte tek emri i Albulena Haxhiut – e cila edhe në seancat paraprake nuk ka marrë votat e nevojshme.

Partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë e akuzuan LVV-në se qëllimshëm ka kandiduar Haxhiun dhe Donika Gërvallën, pasi thanë se partia fituese e zgjedhjeve e ka ditur se ato nuk kanë vota.

Më poshtë mund të shihni një video që përmbledh gjithçka që ndodhi në seancën e 20 gushtit:

S'ka votë për Haxhiun e Gërvallën, partitë me kundërakuza për bllokimin e Kuvendit
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:08 0:00

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG