Ndërlidhjet

Hekuran Murati. Fotografi nga arkivi.
Hekuran Murati. Fotografi nga arkivi.

Deputetët s’e votojnë Hekuran Muratin për kryekuvendar

• Deputetët sërish dështuan të zgjedhin kryeparlamentarin e ri, pasi Hekuran Murati nga LVV-ja dështoi të merrte 61 votat e nevojshme.

• Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, kryeparlamentari zgjidhet me votim të hapur dhe një person mund të kandidohet vetëm deri në tri herë.

• Deputetët kanë afat deri më 18 shtator të zgjedhin kryeparlamentarin dhe nënkryetarët.

09:47

Përshëndetje të nderuar lexues,

Po e nisim mbulimin e drejtpërdrejt të vazhdimit të seancës konstitutive të përbërjes së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Ky është vazhdimi i dytë i seancës konstituive, pasi Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me moskonstituimin e Kuvendit më 18 gusht.

Nga 18 gushti, deputetët kanë 30 ditë kohë që të përmbyllin konstituimin e Kuvendit.

Gjykata ka urdhëruar që seanca të vazhdojë me zgjedhjen e kryeparlamentarit përmes votimit të hapur.

Kushtetuesja po ashtu vendosi që emri i një kandidati nuk mund të hidhet në votim më shumë se tri herë.

Në vazhdimin paraprak të mbajtur më 20 gusht, Lëvizja Vetëvendosje propozoi Albulena Haxhiun dhe Donika Gërvallën për kryeparlamentare. Asnjëra nga kandidatet nuk mori 61 votat e nevojshme.

Qëndroni me ne!

XS
SM
MD
LG