Festimet për Krishtlindjen Ortodokse në mbarë botë, protesta, shkatërrime nga luftimet në Nagorno Karabak, janë vetëm disa prej fotografive më interesante që Radio Evropa e Lirë ka përzgjedhur për këtë javë, nga rajonet në të cilat raporton REL. Më shumë fotogaleri mund të gjeni KËTU.
Fotografitë e javës
9
Kjo fotografi e bërë nga ajri tregon mbeturinat e hedhura në Lumin Drina në afërsi të qytetit Vishegrad të Bosnje e Hercegovinës. Ky lum kalon në Mal të Zi dhe Serbi. (AP/Eldar Emric)
10
Zogjtë fluturojnë në afërsi të fshatit Mezhvodnoye të Krimesë. (TASS/Sergei Malgavko)
11
Kjo fotografi është bërë më 5 janar dhe shfaq rrënojat e shtëpive në fshatin Zangilan, territor që në tetor të vitit 2020 u mor nga Azerbajxhani, gjatë luftimeve me Armeninë në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut. (AFP/Tofik Babayev)
12
Një studente merr pjesë në një ngjarje në Rusi. Çdo vit, më 1 janar, njerëz nga e mbarë bota marrin pjesë në një ngjarje, ku ata kanë shkruar objektivat kryesor që kanë për vitin e ri. (TASS/Kirill Kukhmar)