Festimet për Krishtlindjen Ortodokse në mbarë botë, protesta, shkatërrime nga luftimet në Nagorno Karabak, janë vetëm disa prej fotografive më interesante që Radio Evropa e Lirë ka përzgjedhur për këtë javë, nga rajonet në të cilat raporton REL. Më shumë fotogaleri mund të gjeni KËTU.
Fotografitë e javës
13
Një klerik irakian ecën mbi flamurin e pikturuar në tokë të Shteteve të Bashkuara. Njerëzit në Irak u mblodhën për të kujtuar komandantin e vrarë, Abu Mahdi al-Muhandis, i cili u vra më 4 janar, 2020, së bashku me komandantin iranian, Qasem Soleimani në një sulm me dron të SHBA-së. (AFP/Ali Najafi)
14
Pjesëtarët e komunitetit shiit Hazara në Pakistan, qëndrojnë pranë arkivoleve të personave të vrarë gjatë protestës së 4 janarit, që u organizua pasi 11 anëtarë të këtij minoriteti u vranë në periferi të Kuetas, në provincën e Baloçistanit. (epa-EFE/Fayyaz Ahmed)
15
Refugjatët dhe migrantët në Bosnje më 3 janar qëndrojnë të ulur pranë një strehe të përkohshme, në kampin Lipa, i cili u dogj. (REL/Dzemal Catic)