Festime në Azerbajxhan dhe zemërim në Armeni për shkak të arritjes së marrëveshjes që i dha fund luftimeve në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut si dhe ngjarje të tjera që e karakterizuan javën që lamë pas, nga rajonet në të cilat raporton Radio Evropa e Lirë, janë pasqyruar përmes kësaj fotogalerie. Më shumë fotogaleri, mund të gjeni KËTU.
Fotografitë e javës
5
Një grua në Beograd të Serbisë, kalon pranë një grafiti që ka portretin e gjeneralit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiq. Mlladiq është dënuar nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës me burgim të përjetshëm, për krimet e kryera gjatë luftës, ku u vranë 100,000 persona. (AP/Darko Vojinovic)
6
Një paqeruajtës rus kërkon që të mos fotografohet, teksa qëndron pranë një pike të kontrollit në periferi të qytetit Stepanakert. Rusia ka nisur vendosjen e 2,000 trupave paqeruajtëse në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut më 10 nëntor, pasi Armenia dhe Azerbajxhani u pajtuan për një marrëveshje të paqes, që i dha fund luftimeve. (AFP/Alexander Nemenov)
7
Një statujë prej ari e qenit të quajtur Alabay gjendet në Ashgabat. Presidenti i Turkemenistanit, Gurbanguly Berdymukhammedov tha se ky qen i përkiste racës të qenve që ai preferon dhe statuja u ngrit në kryeqytetin armen gjatë javës që lamë pas. (Reuters/Vyacheslav Sarkisyan)
8
Një vajzë bën një fotografi të Shkupit, në Maqedoni të Veriut, teksa ky qytet po përballet me nivel të lartë të ndotjes së ajrit. (epa-EFA/Georgi Licovski)