Festime në Azerbajxhan dhe zemërim në Armeni për shkak të arritjes së marrëveshjes që i dha fund luftimeve në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut si dhe ngjarje të tjera që e karakterizuan javën që lamë pas, nga rajonet në të cilat raporton Radio Evropa e Lirë, janë pasqyruar përmes kësaj fotogalerie. Më shumë fotogaleri, mund të gjeni KËTU.
Fotografitë e javës
9
Perëndimi i diellit në Karaçi të Pakistanit. (epa-EFE/Shahzaib Akber)
10
Një djalë, me uniformë të ushtrisë azerbajxhanase gjatë festimeve në Baku më 10 nëntor, pasi Armenia dhe Azerbajxhani u pajtuan për një marrëveshje armëpushimi lidhur me rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut. (AFP/Tofik Babayev)
11
Një grua dhe fëmija e saj kalojnë pranë policëve të cilët qëndrojnë pranë ndërtesës së qeverisë në Jerevan më 10 nëntor. Mijëra qytetarë dolën në sheshet kryesore të Armenisë më 10 nëntor për të kundërshtuar marrëveshjen e armëpushimit në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut, duke brohoritur: “Ne nuk do të dorëzojmë tokat tona”. (AP/Dmitri Lovetsky)
12
Lindja e diellit në Salgotarjan, Hungari.(epa-EFE/Peter Komka)