Fshati Lebanë ngufatet nga mbeturinat
Në fshatin Lebanë, Komuna e Prishtinës, vazhdon të ekzistojë një deponi ilegale e mbeturinave. Pavarësisht se autoritetet komunale e kishin pastruar këtë zonë, që gjendet pranë autostradës “Ibrahim Rugova”, qytetarët vazhdojnë të hedhin mbeturina, përfshirë oriendi shtëpiake, materiale ndërtimore e të tjera. Sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), më 2021 janë regjistruar 1,189 deponi ilegale. Ndërkaq, sipas të dhënave të kësaj agjencie për vitin 2020, numri më i madh i deponive gjenden në rajonin e Prishtinës, përkatësisht 277.

13
Disa oriendi dhe goma veturash shihen në deponinë në Lebanë.

14
Në Kosovë, sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës janë mbi 1,100 deponi ilegale të mbeturinave.

15
Në deponinë në Lebanë, qytetarët kanë hedhur edhe materiale ndërtimore, sikurse blloqe ndërtimore.

16
Në Lebanë ka shumë mbetje inerte, sikurse ky poç elektrik.
Facebook Forum