Fshati Lebanë ngufatet nga mbeturinat
Në fshatin Lebanë, Komuna e Prishtinës, vazhdon të ekzistojë një deponi ilegale e mbeturinave. Pavarësisht se autoritetet komunale e kishin pastruar këtë zonë, që gjendet pranë autostradës “Ibrahim Rugova”, qytetarët vazhdojnë të hedhin mbeturina, përfshirë oriendi shtëpiake, materiale ndërtimore e të tjera. Sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), më 2021 janë regjistruar 1,189 deponi ilegale. Ndërkaq, sipas të dhënave të kësaj agjencie për vitin 2020, numri më i madh i deponive gjenden në rajonin e Prishtinës, përkatësisht 277.

17
Gomat e makinave konsiderohen se janë të dëmshme për shëndetin e njeriut, por po ashtu shkaktojnë ndotje të mjedisit.

18
Përveç oriendive dhe materialeve ndërtimore, në deponinë në Lebanë qytetarët kanë hedhur edhe rroba, përfshirë edhe këto atlete.

19
Pamje nga lartë e deponisë në Lebanë, teksa disa vetura shihen duke kaluar në autostradën "Ibrahim Rugova".
Facebook Forum