Fshati Lebanë ngufatet nga mbeturinat
Në fshatin Lebanë, Komuna e Prishtinës, vazhdon të ekzistojë një deponi ilegale e mbeturinave. Pavarësisht se autoritetet komunale e kishin pastruar këtë zonë, që gjendet pranë autostradës “Ibrahim Rugova”, qytetarët vazhdojnë të hedhin mbeturina, përfshirë oriendi shtëpiake, materiale ndërtimore e të tjera. Sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), më 2021 janë regjistruar 1,189 deponi ilegale. Ndërkaq, sipas të dhënave të kësaj agjencie për vitin 2020, numri më i madh i deponive gjenden në rajonin e Prishtinës, përkatësisht 277.

9
Komuna e Prishtinës planifikon që në bashkëpunim me autoritetet qendrore, ta rrethojnë deponinë ilegale, me qëllim që të parandalohet hedhja e mbeturinave.

10
Tjegulla dhe materiale të tjera ndërtimore gjenden në deponinë në Lebanë. Këto lloje të tjegullave besohet se kanë përmbajtje kancerogjene.

11
Për vite me radhë, Kosova ballafaqohet me deponi ilegale, si pasojë e mungesës së menaxhimit efikas të mbeturinave.

12
Hapësira ku gjendet deponia në Lebanë është pranë autostradës "Ibrahim Rugova" dhe zonave të banuara.
Facebook Forum