Fshati Lebanë ngufatet nga mbeturinat
Në fshatin Lebanë, Komuna e Prishtinës, vazhdon të ekzistojë një deponi ilegale e mbeturinave. Pavarësisht se autoritetet komunale e kishin pastruar këtë zonë, që gjendet pranë autostradës “Ibrahim Rugova”, qytetarët vazhdojnë të hedhin mbeturina, përfshirë oriendi shtëpiake, materiale ndërtimore e të tjera. Sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), më 2021 janë regjistruar 1,189 deponi ilegale. Ndërkaq, sipas të dhënave të kësaj agjencie për vitin 2020, numri më i madh i deponive gjenden në rajonin e Prishtinës, përkatësisht 277.

5
Një karrige druri e hedhur në deponinë në Lebanë. Komuna e Prishtinës, sipas të dhënave zyrtare, ka numrin më të madh të deponive ilegale.

6
Para dy-tre vjetësh, kjo hapësirë ishte pastruar nga mbeturinat, por deponia është krijuar sërish nga qytetarët.

7
Disa dele shihen duke kullotur pranë deponisë në Lebanë, në të cilën ka edhe mbetje kancerogjene.

8
Sipas ligjeve në fuqi, kushdo që kapet duke hedhur mbeturina në ambinet, gjobitet nga autoritetet kompetente.
Facebook Forum