“Koha e ankesave ka mbaruar”: Hill kërkon më shumë përgjegjësi nga Kosova
Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, thotë se Kosova duhet ta çojë përpara formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, ai kujton se nuk është koha e viteve ’90 dhe thotë se bashkësia ndërkombëtare është e zënë edhe me çështje të tjera - nga lufta në Ukrainë deri te konfliktet në Lindjen e Mesme. Për Serbinë vë në dukje se ajo është duke ndihmuar Ukrainën. (Kamera: Krystof Maixner dhe Mykola Lebediev; Montazhi: Bujar Terstena)