Qytetarët në 18 komuna të Kosovës po votojnë të dielën në balotazh për t’i zgjedhur kryetarët e komunave të veta përkatëse, pasi këto komuna nuk arritën ta zgjedhin kryetarin në rundin e parë të zgjedhjeve lokale më 12 tetor.
Mbi 1 milion qytetarë në këto komuna kanë të drejtë vote në këtë rund të zgjedhjeve lokale.
Në këtë rund, gara shihet si test i fuqisë së partive në nivel lokal, por edhe si tregues i prirjeve të ardhshme në skenën qendrore.
Komunat ku po zhvillohet balotazhi janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe Kllokoti.