Tanket bllokojnë një pjesë të Beogradit përpara paradës ushtarake
Në Beograd po bëhen përgatitjet e fundit për paradën e madhe ushtarake që do të mbahet më 20 shtator. Tanket dhe ushtarët janë tashmë në rrugë, ndërsa një pjesë e lagjes Beogradi i Ri është mbyllur për qarkullim që nga 9 shtatori. Disa qytetarë shprehin pakënaqësi dhe pyesin për koston dhe qëllimin e paradës, ndërsa ministri i Mbrojtjes u kërkon falje për “dhjetë ditët e shqetësimit”. (Përgatitën: Valona Tela dhe Bujar Tërstena)
Përmbajtja
-
17 shtator 2025
Trupat ukrainase patrullojnë qytetin mes sulmeve të vazhdueshme
-
16 shtator 2025
Serbja nga Mitrovica e Veriut mohon spiunazhin për BIA-n