Ndërlidhjet

Shkëndijat në qiellin e Katarit pas sulmit të forcave të armatosua iraniane kundër bazës amerikane Al-Udeid.
Shkëndijat në qiellin e Katarit pas sulmit të forcave të armatosua iraniane kundër bazës amerikane Al-Udeid.

Trump e quan kundërpërgjigjen e Teheranit “shumë të dobët”

20:11 23.6.2025

Arabia Saudite dënon sulmin

Arabia Saudite ka thënë se e dënon në nivelin më të lartë agresionin e nisur nga Irani në shtetin e Katarit.

“Është i papranueshëm dhe nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë”, është thënë në reagim.

20:21 23.6.2025

Pentagoni konfirmon sulmin në Al Udeid

Pentagoni ka konfirmuar se baza amerikane Al Udeid në Katar është sulmuar nga raketa balistike me rreze të shkurtër dhe mesme, të nisura nga Irani.

Një zyrtar i mbrojtjes i ka thënë Radios Evropa e Lirë se deri më tani nuk ka raportime për viktima amerikane.

Ky zyrtar ka thënë se autoritetet janë duke vëzhguar situatën dhe do të ofrojnë më shumë informacione “kur të jenë të qasshme”.

21:00 23.6.2025

Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik

Sulmi raketor iranian në bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar ishte akt tejet simbolik, i kalibruar me kujdes për të dërguar mesazh vendosmërie, por edhe për të shmangur një konflikt më të gjerë dhe shkatërrues.

Irani ka thënë se numri i raketave të nisura më 23 qershor ka qenë i njëjtë me numrin e bombave të nisura nga Shtetet e Bashkuara në qendrat bërthamore iraniane, duke sinjalizuar se synon përgjigje proporcionale dhe jo përshkallëzim të situatës në mënyrë të pakontrolluar.

Kjo simetri në veprime e vë në pah dëshirën e Iranit për të demonstruar se do të përgjigjet për sulmet që janë kryer në tokën e vet, por edhe që nuk e dëshiron një lufë të shkallës së gjerë.

Analizën e plotë e gjeni në linkun më poshtë:

21:15 23.6.2025

Katari: Nuk ka arsye për shqetësim

Ministria e Brendshme e Katarit e ka lëshuar një deklaratë duke thënë se “konfirmon se situata e sigurisë në shtet është stabile dhe nuk ka arsye për shqetësim”.

“Ministria thekson rëndësinë e mosdorëzimit ndaj thashethemeve që janë duke qarkulluar informacion të pavërtetë”, është thënë në deklaratë.

Ministria e Brendshme ka thënë se do të koordinohet me autoritete tjera të Katarit për të “garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për kthim të normalitetit”.


Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG