Vrasja e Liridona Murselit: Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit
Tre të dyshuarit për organizimin dhe vrasjen e Liridona Murselit, u paraqitën të dielën para Gjykatës Themelore të Prishtinës. Gjykata u caktoi masën e paraburgimit prej një muaji bashkëshortit të Liridonës, Naim Murselit, i dyshuar për organizim të vrasjes, G.P, i dyshuar se kreu vrasjen dhe K.K, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, për shkak të veprës penale, marrëveshja për të kryer veprën penale, vrasje e rëndë. Autoritetet e drejtësisë ende nuk e kanë bërë të ditur motivin e kësaj vrasjeje. Para gjykatës u organizua një aksion kundër dhunës ndaj grave, ndërkohë që për të martën, më 5 dhjetor u thirr protestë në Prishtinë.
Përmbajtja
-
17 qershor 2025
Çfarë është pasurimi i uraniumit?
-
17 qershor 2025
Disa të vdekur pas sulmit masiv rus në Kiev