Ndërlidhjet

Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.
Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.

Qetësohet situata në Mitrovicë të Veriut

  • Rreth orës 13:00 të së martës, në Mitrovicë të Veriut janë dëgjuar sirena alarmi.
  • Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri.
  • Sipas tij, Policia e Kosovës në këtë aksion e ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal 'Mbrojtja Civile’”.
  • Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.
  • Serbët lokalë kanë organizuar në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
  • Ata kanë protestuar rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.
13:13 5.6.2023

Protestuesit pengojnë për pak minuta qarkullimin e makinës së Policisë në Zveçan

Ekipi i Radios Evropa e Lirë në Zveçan raporton se protestuesit në Zveçan, nuk e kanë mundësuar për disa minuta qarkullimin e një makine të Policisë së Kosovës.

Makina më pas ka qarkulluar me ndihmën e pjesëtarëve të KFOR-it.

Makina e Policisë së Kosovës, e bllokuar në rrugë.
Makina e Policisë së Kosovës, e bllokuar në rrugë.

13:35 5.6.2023

BE e gatshme të organizojë takimin Kurti -Vuçiq, kur të ketë kushte

Bashkimi Evropian ka thënë të hënën se, është i gatshëm të organizojë takim të nivelit të lartë, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por, sipas bllokut, për diçka të tillë duhet krijuar kushtet.

Kështu ka deklaruar të hënën zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke komentuar takimin e mundshëm në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Natyrisht, ne jemi gjithmonë të gatshëm të jemi mikpritës të takimit në nivel të lartë, në kuadër të dialogut mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, kur të ketë kushte, dhe kur të dy ata të pajtohen për diçka të tillë. Por, në këtë fazë, gjëja më e rëndësishme është që të ulen tensionet në terren dhe të ndërmerren hapa konkretë. Dhe pikërisht për këtë, ne e kemi të dërguarin e posaçëm të BE-së [Mirosllav] Lajçak. Ai pasi të jetë në Prishtinë dhe Beograd, do të raportojë te Përfaqësuesi i Lartë, [Josep] Borrell, e Përfaqësuesi i Lartë do t'i njoftojë vendet anëtare, për të vendosur për hapat e mëtejmë” ka thënë Stano.

Lajmi i plotë më poshtë:

13:45 5.6.2023

Protestat e serbëve në veri

Zhvillimet në veri, përmes fotografive.

13:53 5.6.2023

Çfarë ndodhi sot në veri?

  • Serbët lokalë janë mbledhur edhe të hënën në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.
  • Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka thënë se i ka dy kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet eventuale në komunat në veri. Ajo ka thënë se duhet larguar të gjitha forcat speciale të Policisë së Kosovës nga veriu dhe që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
  • Krerë të kësaj partie, Goran Rakiq dhe Igor Simiq, janë parë afër protestuesve në mëngjesin e 5 qershorit në Zveçan.
  • Në orët e paradites, pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, i kanë hequr telat gjemborë afër ndërtesës komunale në Zveçan. Telat janë vendosur pas përleshjeve të 29 majit mes KFOR-ut dhe serbëve lokalë.
  • Në orën 20:00 kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak në ndërtesën e Qeverisë.
  • Gjatë ditës, Kurti është takuar me zyrtarë diplomatikë të Francës dhe Gjermanisë, që janë në Kosovë, për të biseduar rreth nevojës për ulje të tensioneve.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG