Protestat e serbëve në veri
Serbët lokalë janë duke i vazhduar protestat në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, edhe më 5 qershor. Ata po protestojnë rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

1
Në Zveçan është vendosur një tavolinë me listën e nënshkrimeve.
Protestuesit, serbë lokalë, duhet ta firmosin dokumentin, për ta konfirmuar pjesëmarrjen në protestë.
Protestuesit, serbë lokalë, duhet ta firmosin dokumentin, për ta konfirmuar pjesëmarrjen në protestë.

2
Pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, e kanë hequr një pjesë të telave gjemborë që i ka vendosur ditë më parë, për të rritur sigurinë. Telat gjemborë janë parë, një ditë pas përleshjes që ka ndodhur mes serbëve lokalë dhe pjesëtarëve të KFOR-it.

3
Grupe të vogla të protestuesve në Zveçan të hënën, më 5 qershor 2023.

4
Edhe nxënës të shkollave fillore në Zveçan janë parë në protestën e serbëve para ndërtesës komunale.