Ndërlidhjet

Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.
Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.

Qetësohet situata në Mitrovicë të Veriut

  • Rreth orës 13:00 të së martës, në Mitrovicë të Veriut janë dëgjuar sirena alarmi.
  • Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri.
  • Sipas tij, Policia e Kosovës në këtë aksion e ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal 'Mbrojtja Civile’”.
  • Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.
  • Serbët lokalë kanë organizuar në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
  • Ata kanë protestuar rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.
14:11 5.6.2023

Kushtet e Qeverisë dhe serbëve për mbajtjen e zgjedhjeve në veri

Si Qeveria e Kosovës, ashtu edhe serbët lokalë në veri të Kosovës kanë vendosur disa kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në këtë pjesë të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thotë se parakushte për mbajtjen e zgjedhjeve janë “sundimi i ligjit, së bashku me fushatë zgjedhore të hapur dhe fer ”, teksa shton se duhet të sigurohet edhe pjesëmarrja e serbëve edhe si votues, edhe si kandidatë.

Ndërkohë, Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë - është duke kushtëzuar pjesëmarrjen në zgjedhje me tërheqjen e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga pjesa veriore e vendit dhe me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, në bazë të Marrëveshjes së Brukselit.

Për më shumë detaje lexojeni artikullin më poshtë:

14:39 5.6.2023

Vetura e Policisë së Kosovës pengohet nga protestuesit në Zveçan

Një automjeti të Policisë së Kosovës më 5 qershor i është penguar lëvizja nëpër Zveçan nga protestues serbë, që po kundërshtojnë kryetarin e ri shqiptar. Vetura policore ka ngecur mes protestuesve për rreth 15 minuta, derisa i është hapur rruga për qarkullim nga pjesëtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Sipas ekipit të Radios Evropa e Lirë në terren, ngjarja ka kaluar pa ndonjë incident, ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar nëpërmjet një komunikate se një veturë e saj është penguar dhe është sulmuar me mjete të forta nga protestuesit. REL-i nuk ka arritur të konfirmojë nëse bëhet fjalë për veturën e njëjtë.

15:10 5.6.2023

Policia konfirmon sulmin ndaj një veture policore në Zveçan

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se një veturë policore është sulmuar me gurë gjatë patrullimit afër objektit komunal të Zveçanit. Si pasojë e sulmit, veturës i është thyer xhami, mirëpo nuk raportohet për të lënduar.

Në një përgjigje për REL-in, Policia e Kosovës ka konfirmuar se hetimet për këtë rast kanë filluar.

Për më shumë detaje lexojeni lajmin më poshtë:

16:28 5.6.2023

NATO konfirmon arritjen e trupave shtesë në Kosovë

NATO ka konfirmuar më 5 qershor se në Kosovë kanë filluar të arrijnë trupat përforcuese për misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, pasi përleshjet e dhunshme me protestuesit në Zvecan më 29 maj i kishin lënë 30 ushtarë të KFOR-it të lënduar.

“Rreth 500 pjesëtarë të shërbimit turk nga batalioni i Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë së Turqisë do ta përbëjnë pjesën më të madhe të përforcimeve të NATO-s”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga NATO-ja.

Në këtë deklaratë thuhet se këta trupa përforcues do të qëndrojnë në Kosovë për “aq sa të ketë nevojë” dhe se edhe një batalion tjetër është vënë në gatishmëri të lartë për dislokim në Kosovë në rast nevoje.

Për më shumë detaje lexojeni lajmin më poshtë:

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG