Qytetarët e Kosovës po votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas më pak se një vit e gjysmë nga zgjedhjet e fundit. Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00. Ajo që i veçon këto zgjedhje është se po zhvillohen në kohë pandemie, si dhe në mot të ftohtë ku temperaturat sillen mes -11 e - 3 gradë Celsius.
Votimi nëpërmjet fotografive
1
Shërbimi i votimit u ofrohet edhe të infektuarve me COVID-19 nga ekipet mobile të KQZ-së.
2
Moti i ftohtë dhe bora vështirësojnë lëvizjen e ekipeve mobile.
3
Qytetarët e Kosovës po votojnë të dielën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
4
Procesi i votimit zhvillohet nën masa pandemie, me maska dhe duke mbajtur distancën sociale