Qytetarët e Kosovës po votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas më pak se një vit e gjysmë nga zgjedhjet e fundit. Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00. Ajo që i veçon këto zgjedhje është se po zhvillohen në kohë pandemie, si dhe në mot të ftohtë ku temperaturat sillen mes -11 e - 3 gradë Celsius.
Votimi nëpërmjet fotografive

5
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka votuar e para në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik.

6
Qendra e votimit në sallën "1 tetori", në Prishtinë.

7
Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00.

8
Votuesit respektojnë mbajtjen e distancës gjatë votimit në një vendvotim në Prishtinë.