Festivali i këngës "Eurovision” ka bërë një rrugë të gjatë që kur filloi si një eksperiment teknologjik në televizion afro gjashtë dekada më parë. Pesëdhjetë e një vende kanë garuar të paktën një herë që nga fillimi i “Eurosong-ut”, në vitin 1956 dhe është shikuar nga më shumë se 100 milionë njerëz çdo vit. Ja një vështrim i shpejtë nëpër disa nga aktet më të paharrueshme fituese që kanë lënë gjurmët e tyre në garë.
"Eurovision-i" nëpër vite
9
Në vitin 1988, atëherë pak e njohur, Selin Dion, fitoi "Eurovizionin" me "Ne Partez Pas Sans Moi."
10
Irlanda fitoi më 1996 me këngën "The Voice", kënduar nga Eimear Kuin dhe shkruar nga Brendan Graham.
11
Estonia u bë vendi i parë i ish-Bllokut Lindor që fitoi festivalin "Eurovision", kur Tanel Padar (foto), Dave Benton dhe 2XL fituan me "Everybody".
12
Fitorja e Estonisë u pasua shpejt me triumfin e Marie nga Letonia me këngën "I wanna", 2002.