Festivali i këngës "Eurovision” ka bërë një rrugë të gjatë që kur filloi si një eksperiment teknologjik në televizion afro gjashtë dekada më parë. Pesëdhjetë e një vende kanë garuar të paktën një herë që nga fillimi i “Eurosong-ut”, në vitin 1956 dhe është shikuar nga më shumë se 100 milionë njerëz çdo vit. Ja një vështrim i shpejtë nëpër disa nga aktet më të paharrueshme fituese që kanë lënë gjurmët e tyre në garë.
"Eurovision-i" nëpër vite
13
Ukraina triumfoi në vitin 2004 me Ruslana Lyzhychkon dhe këngën " Wild Dance". Lyzhychko më vonë nisi karrierën në politikë dhe u zgjodh në Parlamentin e Ukrainës në vitin 2006.
14
Duke lënë anash spekulimet nga një tabloid i vendit të saj, lidhur me dyshimet për seksualitetin dhe përkatësinë etnike rome, këngëtarja serbe, Marija Serifoviq, ishte fituese më 2007.
15
Finlandezët fituan garën më 2006.
17
Azerbajxhani sivjet është nikoqir i festivalit të këngës "Eurovision", meqë kënga "Running Scared" e kënduar nga dyshja Ell dhe Niki, vjet rrëmbeu fitoren.