Festivali i këngës "Eurovision” ka bërë një rrugë të gjatë që kur filloi si një eksperiment teknologjik në televizion afro gjashtë dekada më parë. Pesëdhjetë e një vende kanë garuar të paktën një herë që nga fillimi i “Eurosong-ut”, në vitin 1956 dhe është shikuar nga më shumë se 100 milionë njerëz çdo vit. Ja një vështrim i shpejtë nëpër disa nga aktet më të paharrueshme fituese që kanë lënë gjurmët e tyre në garë.
"Eurovision-i" nëpër vite
1
Serge Gainsburg fitoi çmimin e tekstshkruesit, kur kënga e tij "Poupee De Cire, Poupee De Son", e kënduar nga Frans Gall, fitoi garën për Luksemburgun, në vitin 1965.
2
Sendi Shau, bëri një performansë të shkëlqyer, duke përfaqësuar Mbretërinë e Bashkuar, fitoi Eurovizionin, me këngën "Puppet on a String", në vitin 1967.
3
"Puppet on a String" e bashkë-shkruar nga kompozitori i shquar irlandez Fill Koulter. 17-vjeçarja Dana, fitoi konkursin më 1970 me "All Kinds of Everything.".
4
Irlandezi Xhoni Llogan është këngëtari pjesëmarrës më i suksesshëm i "Eurovisionit", me dy fitore: "What's Another Year" më 1980, dhe "Hold Me Now" më 1987.