Festivali i këngës "Eurovision” ka bërë një rrugë të gjatë që kur filloi si një eksperiment teknologjik në televizion afro gjashtë dekada më parë. Pesëdhjetë e një vende kanë garuar të paktën një herë që nga fillimi i “Eurosong-ut”, në vitin 1956 dhe është shikuar nga më shumë se 100 milionë njerëz çdo vit. Ja një vështrim i shpejtë nëpër disa nga aktet më të paharrueshme fituese që kanë lënë gjurmët e tyre në garë.
"Eurovision-i" nëpër vite
5
"Eurovisioni" gjithmonë do të na asociojë me pop-grupin suedez ABBA, të cilët u shquan për karrierë ndërkombëtare, pas fitores më 1974 me "Waterloo".
6
Pop grupi britanik "Bucks Fizz" fitoi "Eurovisionin" me këngën "Making Your Mind Up", në vitin 1981.
7
Kënga "Ein Bischen Frieden"e kënduar nga këngëtarja gjermane,17 vjeçe, Nikoll, u bë një hit i vërtetë në botë pas fitores më 1982.
8
Sandra Kim nga Belgjika , e cila triumfoi në vitin 1986 me "J'aime La Vie", shkaktoi skandal meqë kur ajo doli në skenë, ishte vetëm 13 vjeçe.