Valona Tela është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë dhe autore e magazinës së përjavshme televizive 'Expose'.
Pavarësinë e Kosovës - të shpallur më 2008 - e njohin pak më shumë se gjysma e 57 vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, e cila e përshkruan veten si “zë i përbashkët i botës myslimane”. Mes tyre prijnë Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Me popullsi shumicë myslimane, Kosova do të mund të priste njohje nga më shumë vende të të njëjtit besim. Megjithatë, ky nuk është realiteti i saj as pas gati 17 vjetësh shtet. Analistët argumentojnë se përqendrimi i madh te Perëndimi, e ka lënë Kosovën pa aleanca të rëndësishme në botën myslimane.
Nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, Kosova ka bërë hapa që disa ekspertë thonë se i sfidojnë normat tradicionale diplomatike.
Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte javën e fundit të shtatorit për vizitë në Shtetet e Bashkuara, në vendin e tij po shqyrtohej për vazhdimin ose jo të bashkëpunimit të SHBA-së me Policinë e Kosovës.
Kur një grup i armatosur serbësh sulmoi policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri fajtor kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Sulmi i para një viti në Banjskë të Kosovës ngjalli frikë për një konflikt më të gjerë, por nuk ndryshoi politikat e as taktikat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thonë njohësit e çështjeve politike në këtë vend.
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se aktakuza që ka ngritur Prokuroria Speciale e Kosovës për rastin e sulmit në Banjskë, është “e vonshme dhe e paplotë”.
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, thotë se, një vit pas sulmit në Banjskë, situata e sigurisë në Kosovë është “shumë, shumë më e mirë”.
Përkundër bisedimeve me vite, Kosova dhe Serbia duket se nuk mund të gjejnë gjuhë të përbashkët. Ato jo vetëm që e kanë të vështirë të komunikojnë, por akuzojnë vazhdimisht njëra-tjetrën se nuk duan paqe.
Udhëheqësit e Kosovës thonë se Serbia është duke bërë “fushatë për konflikte të reja”. Ata sigurojnë se janë të gatshëm të mbrojnë çdo qytetar e çdo cep të territorit. Por, sa serioze është situata?
Prej se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, më 15 dhjetor të vitit 2022, Presidenca e Këshillit të BE-së është ndarë mes pesë shteteve anëtare: Çekisë, Suedisë, Spanjës, Belgjikës dhe Hungarisë. E para e ka pranuar aplikimin, por asnjë tjetër nuk e ka shqyrtuar.
Në kohën kur Bashkimi Evropian përmend data konkrete për zgjerimin e tij, aplikimi i Kosovës për t’u bërë pjesë e këtij blloku mbetet në sirtar. Në BE nuk thonë se kur do ta shqyrtojnë, e as nuk obligohen me ndonjë afat.
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se Prokuroria Speciale e Kosovës nuk dha shumë informacione për aktakuzën e ngritur kundër 45 personave për sulmin në Banjskë.
Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, beson se veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri të vendit, janë të motivuara nga politika e brendshme, përpara zgjedhjeve të shkurtit, por thekson se ato janë të rrezikshme për Kosovën.
Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, flet në një intervistë për Radion Evropa e Lirë për ndikimin që mund ta ketë rezultati i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara në Ballkanin Perëndimor.
Në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, ekspertja për Ballkanin thotë se ka pasur një zhgënjim me politikën e jashtme të administratës Biden, kur bëhet fjalë për Kosovën, pavarësisht mbështetjes së tij historike për të.
Në familjen e tij, Kosova do të ketë “vend të posaçëm”. Joe Biden e tha këtë në shkurt të vitit 2021, kur i dërgoi një letër ushtrueses së atëhershme të detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’i uruar Ditën e Pavarësisë.
Për njohës të zhvillimeve në Ballkan, garancitë që i kërkon presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në këmbim të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, janë të drejta dhe të domosdoshme.
Për Kosovën dhe Serbinë, normalizimi i marrëdhënieve është kusht për të përparuar në rrugën e anëtarësimit në BE.
Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, i cili vdiq më 1 korrik, në moshën 88-vjeçare, u kujtua nga disa prej mediave më të njohura të botës si “gjigant i letërsisë”, romanet e të cilit “ia treguan botës vuajtjet e Shqipërisë”.
Shfaq më shumë