Valona Tela është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë dhe autore e magazinës së përjavshme televizive 'Expose'.
Tridhjetë vjet të karrierës së shkrimtarit, Kadare i jetoi në Shqipërinë komuniste, ku edhe shkroi kryeveprat: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Prilli i thyer”, “Dimri i madh” e “Ura me tri harqe”.
Me sigurinë e brishtë dhe marrëdhëniet e tensionuara me Serbinë, udhëheqësit e rinj të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s do të kenë punë në Kosovë. Dhe, nëse nuk i ndryshojnë taktikat e ndërmjetësimit dhe nismat diplomatike, konflikti disi i ngrirë mes tyre mund të zgjasë me vite, thonë analistët.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është dashur të refuzojë të bisedojë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e thirrur më 26 qershor nga BE-ja, thotë Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk u takuan pasditen e 26 qershorit në Bruksel, ashtu siç u paralajmërua nga Bashkimi Evropian qysh javën e kaluar.
Për herë të parë pas më shumë se nëntë muajsh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen më 26 qershor në Bruksel për të zhvilluar, sipas Bashkimit Evropian, një rund të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve.
Zgjedhjet e parakohshme në Francë, që do të mbahen në fund të këtij muaji, kanë zgjuar interesim përtej këtij vendi. Sondazhet, tash për tash, e nxjerrin në epërsi partinë e ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar, e cila është thellësisht nacionaliste, euro-skeptike dhe anti-migrante.
Zgjedhjet e parakohshme legjislative në Francë do të jenë ndër më të rëndësishmet në disa dekada - si për vendin, ashtu edhe për pjesën tjetër të Evropës, thonë analistët. Shumë çështje komplekse dhe përçarëse, që prekin edhe Ballkanin Perëndimor, do të jenë në lojë, sipas tyre.
Në krye të Qeverisë holandeze nga viti 2010, Rutte pritet të konfirmohet në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s brenda ditësh.
Mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme, derisa udhëheqësit e tyre ndikohen nga nacionalizmi dhe bëjnë veprime nacionaliste, thonë vëzhguesit ndërkombëtarë.
Situata pezull mes Kosovës dhe Serbisë mund të vazhdojë edhe me vite; mund edhe të komplikohet nëse dy vendet mbeten në pozita të pabarabarta, ose nëse dinamikat globale imponojnë vendime, thonë vëzhguesit.
Fushata e sulmeve të NATO-s, që zgjati 11 javë, u ndërmor për të ndalur dhunën e forcave serbe kundër shqiptarëve në Kosovë.
Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, thotë se mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ketë stabilitet, derisa “Moska t’i tërheqë ambiciet e saj imperialiste nga rajoni”.
“Tradhti ruse” e quan gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, dislokimin e befasishëm të rreth 200 trupave ruse në Aeroportin e Prishtinës, më 12 qershor të vitit 1999. Rusia donte të turpëronte NATO-n, por edhe të shpërfaqte ambiciet e saj imperialiste, thotë Clark, 25 vjet pas incidentit.
Në një kthesë të papritur të ngjarjeve në qershor të 1999-ës, forcat ruse u futën në Kosovë dhe okupuan Aeroportin e Prishtinës, në ditën kur misioni paqeruajtës i KFOR-it po përgatitej po ashtu të hynte në vendin, ku sapo kishte përfunduar lufta.
Për disa është “retorikë boshe” dhe “asgjë e re”, por për udhëheqësin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik, është koha që mes këtij entiteti dhe Federatës së Bosnje e Hercegovinës “të caktohet kufiri”.
“Bosnje e Hercegovinës i ka ardhur fundi”, sipas udhëheqësit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik. Brenda javësh pritet edhe plani për “ndarje paqësore”.
Mes zemërimit që buron nga rritja e kostos së jetesës, migrimi dhe mosbesimi në BE, partitë nacionaliste, populiste dhe ato të ekstremit të djathtë janë duke mbledhur mbështetje gjithnjë e më të madhe në Evropë.
Një ditë më herët, kryeprokurori i GJNP-së, Karim Khan, tha se ka kërkuar të lëshohen urdhra për arrestimin e disa udhëheqësve të Izraelit dhe Hamasit - grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera.
Shfaq më shumë